Zyra me një ndalesë,
shërbime për ju

Zyra më një ndalesë e shërbimeve publike dhe private, ju vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve për aplikimet e ndryshme në sistemet online si dhe nxjerrjen e vertetimeve sipas kërkesës së qytetarit në kohë reale.

Më shumë

M&E Group Albania pas konsolidimit dhe funksionimit në çështjet Ekonomike dhe Ligjore në fushën financiare, në Mars të vitit 2022 ka çelur departamentin e ri të zyrës më një ndalesë të shërbimeve publike dhe private duke iu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve për aplikimet e ndryshme në sistemet online si dhe nxjerrjen e vertetimeve sipas kërkesës së qytetarit në kohë reale.

Në këtë kontekst ishte dëshira e mirë e jona që përveç bashkëpunimit ndër vite me fushën e biznesit, ky bashkëpunim të zgjerohej më tej me bashkëpunimin edhe më të afërt me njerëzit për nevojat e tyre ndaj institucioneve publike dhe ato private.

Me prezencën e qytetarit në zyrën tonë, pas nënshkrimit të formularit të “Autorizimit të përdorimit të të dhënave personale”, stafi ynë ju vjen në ndihmë për të kryer aplikime dhe nxjerrje të vërtetimeve online nga sistemi e-Albania dhe jo vetëm, për shërbime të ndryshme të drejtorive shtetërore si Agjensia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria e Transportit Rrugor, Aplikim për pajisje me Kartë Identiteti dhe Pasaportë nga Aleat, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC), Policia e Shtetit, etj.

Shërbimet (aplikimet/vërtetimet) më të përodura nga qytetarët në zyrën tonë së fundmi listojmë: Çertifikatë familjare, Çertifikatë personale, Çertifikatë nga akti i martesës, Lëshim ose rinovim i pasaportës, Gjobat-kundravajtjet rrugore, Fatura e energjisë elektrike, Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit, Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin, Aplikim për lëshim kopje kartele të pasurisë, Aplikim për lëshim vërtetim pronësie, Kërkesë për legalizim ndërtimi pa leje, Aplikim për dalje në pension, Vërtetim masë pensioni, Çertifikatë vaksinimi, Denoncim i humbjes së dokumentit të identifikimit (Kartë ID/Pasaportë) apo lejës së drejtimit (Patentës), Leje për dalje, Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve, Vërtetim për pagim detyrimesh, Karta e shëndetit, Dëshmi Penaliteti, Aplikim për leje pune,  etj.

Ne bëjmë aplikime dhe plotësojmë dosjen e plotë për aplikime të financimeve dhe granteve nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Invetimeve (AIDA) si dhe intitucione të tjera për financim dhe zhvillim.

Gjithashtu me stafin e përkthyesve, realizojmë përkthime nga të gjitha gjuhët. Legalizim të në Ministri të jashtëme (Vulat apostile). Legalizim/Liçensim nga Instituti i Shëndetit Publik. Legalizim nga Ministria e Shëndetit dhe Mirëqënies Sociale. Legalizim/Aplikime dhe liçensim nga Urdhëri i Infermierit, Urdhëri i Mjekut, Urdhëri i Stomatologut.

Aplikim për Vizë Turistike Amerikane, Aplikim për Vizë Turistike Angleze, Aplikim për Vizë Turistike Kanadeze, Aplikim për Vizën e shumëllojshmërisë (Llotaria Amerikane).

Me stafin tonë profesional ju shërbejmë në kohë reale duke plotësuar kërkesën tuaj me besueshmëri dhe saktësi proceduriale.

Shpejt dhe pa radhë!

ORARE FLEKSIBEL

Zyra e shërbimeve është e hapur nga ora 08:30 deri në orën 21:00

SHËRBIM PROFESIONAL

M&E GROUP ofron shërbim të shpejt dhe profesional për të gjitha kërkesat tuaja.

EKSPERIENCË DISAVJEÇARE

Me ekspertët më të mirë të fushës, ju ofrojmë shërbime të shpejta dhe profesionale.

Aplikime dhe Çertifikata

  • Agjensia Shtetërore e Kadastrës,
  • Drejtoria e Transportit Rrugor,
  • Aplikim për pajisje me Kartë Identiteti dhe Pasaportë nga Aleat,
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore,
  • Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC), Policia e Shtetit, etj.
  • Çertifikatë familjare,
  • Çertifikatë personale,
  • Çertifikatë nga akti i martesës,
  • Lëshim ose rinovim i pasaportës, Gjobat-kundravajtjet rrugore,
  • Fatura e energjisë elektrike,
  • Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit,
  • Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin,
  • Aplikim për lëshim kopje kartele të pasurisë,
  • Aplikim për lëshim vërtetim pronësie,
  • Kërkesë për legalizim ndërtimi pa leje,
  • Aplikim për dalje në pension,
  • Vërtetim masë pensioni,
  • Çertifikatë vaksinimi, Denoncim i humbjes së dokumentit të identifikimit (Kartë ID/Pasaportë) apo lejës së drejtimit (Patentës),
  • Leje për dalje,
  • Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve,
  • Vërtetim për pagim detyrimesh,
  • Karta e shëndetit,
  • Dëshmi Penaliteti,
  • Aplikim për leje pune, etj.

Agjenci dhe Ministri

  • Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR),
  • Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Invetimeve (AIDA) si dhe intitucione të tjera për financim dhe zhvillim.
  • Legalizim të në Ministri të jashtëme (Vulat apostile).
  • Legalizim/Liçensim nga Instituti i Shëndetit Publik.
  • Legalizim nga Ministria e Shëndetit dhe Mirëqënies Sociale.
  • Legalizim/Aplikime dhe liçensim nga Urdhëri i Infermierit,
  • Urdhëri i Mjekut,
  • Urdhëri i Stomatologut.

Aplikim për viza jashtë Shqiperisë

  • Vizë Turistike Amerikane,
  • Vizë Turistike Angleze,
  • Vizë Turistike Kanadeze,
  • Vizën e shumëllojshmërisë (Llotaria Amerikane)

Të tjera

  • Legalizim për dokumente të ndryshme, pajisje me Vulë Apostile.
  • Hartim/Studim i Plan-Biznesit për individ dhe subjekte tregtare.
  • Përgatitja e plotë dosjes dhe aplikimi pë skema të ndryshme financimi dhe grante.