Sa do paguhet për taksën e ndërtesës? – Vetëm gjysma e pronave në sistem, si do funksionojë mbledhja???

Ndërsa bashkitë kanë nisur që nga data 1 Janar të mbledhin taksën e pronës me metodologjinë re e cila funksionon sipas vlerës së tregut, vetëm gjysma e ndërtesave janë në sistemin e kadastrës fiskale. Mbi 650 mijë prona që janë jashtë platformës do të jenë pjesë e saj në fund të vitit 2019 dhe do të ndiqet një rregull të cilin duhet ta menaxhojë pushteti vendor.

Agjentin e mbledhjes së taksës së pasurisë do ta përcaktojnë bashkitë, ndërsa formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15% . Për apartamentet e ndërtuara para 93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim.

Nga pagesa janë përjashtuar pensionistët e vetëm, familjet në ndihmë ekonomike dhe një sërë kategorish të tjera në nevojë. Sa i takon formulës aktuale të vjeljes së kësaj takse, pushteti vendor për 11 muaj të vitit ka realizuar 91 për qind të planit dhe ka mbledhur në total 4.8 miliardë lekë nga qytetarët për taksën e pasurisë. #megroup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed