Procedura e re. / Zëvëndësimi i targave të automjeteve, jo më kontroll fizik e dokumente!

Zëvëndësimi i targave të automjeteve tashmë do të mund të bëhet pa kaluar në kontrollin fizik të automjetit.

“Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndërron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh!” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed