Investo në Shqipëri

M&E Group Albania vijon bashkëpunimin prej vitesh me biznese dhe studio të huaja financiare apo ligjore që operojnë përtej Shqiperisë, si në ballkan dhe më gjerë në kontinentin Europian dhe atë Amerikan kryesisht.

Ne jemi partnerët e shumë studiove ndërkombëtare që ndajmë sëbashku konsulencën për raste të veçanta që lidhen me Shqiperinë dhe ballkanin, sipas kontratave që ne kemi të nënshkruara bashkëpunojmë sëbashku në ndjekjen dhe analizimin e raporteve të biznesve në Europë e më gjerë duke ndarë punën që marrim përsipër dhe detyrat e rakorduara më parë.

Gjithashtu me programin Investo në Shqipëri në menyrë direkte apo indirekte me studio financiare në botë me të cilat jemi në partneritet, ne kemi suportuar biznese që kanë patur për qëllim investimin në Shqipëri në fusha të ndryshme.

Po përse duhet të investohet në Shqipëri?

Ka disa faktorë potencial, të cilët duhet të mërren në konsideratë rreth kësaj pyetje. Ne do i ndajmë shkurtimisht ato në disa kategori dhe do shprehemi shkurtimisht rreth arsyeve kryesore që ne i mendojmë si favore të vlerësueshme.

Së pari veçojmë “Faktorët ekonomik”. Lidhjet e ngushta me Tregun e BE-së. Marrëveshjet e tregtisë së lirë me disa vende nuk përcaktojnë asnjë tarifë për produktet industriale dhe kuota me normë tarifore për produktet bujqësore. Avantazhet e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e BE-së, si Islanda, Zvicra, etj. Anëtarësimi në CEFTA që përfshin gjithashtu Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Anëtarësimi në NATO.

Qeveria po përgatit dhe zbaton paketa dhe stimuj miqësore që u mundësojnë fermerëve të të gjitha disiplinave një menaxhim efektiv të aktiviteteve të tyre ekonomike, më shumë akses në rrjetet e financimit dhe shpërndarjes dhe në tregje më të mëdha. Trendi në rritje i eksporteve të produkteve bujqësore. Numri në rritje i markave tregtare të adresuara për tregun e eksportit. Çmimet konkurruese të tokës. Mundësia për marrjen me qira të pronës shtetërore me qira simbolike prej ‘1 €. Kostot më konkurruese të punës në rajon, krahu i lirë i punës ose kostot shumë herë më të ulëta se sa vendet e EU-së për pagesat për punëtorë. Skemat Kombëtare dhe Evropiane të Mbështetjes Financiare. Përparësitë fiskale dhe politika të favorshme fiskale.

Së dyti “Faktorët gjeografik”. Klima e favorshme dhe llojet e ndryshme të mikroklimave bëjnë të mundur rritjen e bimëve që janë të buta për një zonë të caktuar. Burimet e favorshme të tokës dhe ujit. Sektori i bujqësisë reflektoi një rritje te konsiderueshme dhe nuk u prek nga kriza e Eurozonës si dhe kriza e fundit Covid-19.

Së treti “Faktorët kulturor”. Kultura mikpritëse, mosha e re e popullsisë shqiptare, nxënës të shpejtë të gjuhëve të huaja, ushqim i shijshëm, klimë e mirë dhe me diell. Nuk ka pengesa kulturore gjatë biznesit në Shqipëri. Markat e huaja vlerësohen shumë në Shqipëri.

Sëbashku, kudo që të jeshë, diskutojmë dhe punojmë pa barriera të kufinjve. Ne jemi të hapur dhe ju jeni të mirë se ardhur, na kontaktoni e të flasim…