Kush është M & E GROUP?

M&E Group Albania hapi zyrën ekonomike dhe juridike me qendër në Shkodër dhe në Tiranë, duke siguruar shërbime gjithëpërfshirëse kryesisht për klientët brenda vendit në fushën ekonomike dhe ligjore.

Me një staf të kualifikuar, çelësi kryesor i suksesit tonë është besimi i klientëve tanë. Përkushtimi ynë për të mbështetur dhe mbrojtur interesat e tyre mishëron filozofinë tonë të punës. Në firmën tonë, Besimi bazohet në një marrëdhënie personale me personin e përhershëm të kontaktit

1 vite
eksperiencë financiare

Në një botë komplekse dhe globalizuese, firma jonë merret jo vetëm me detaje ligjore, por gjithashtu merr në konsideratë shqetësime të nivelit makro të biznesit siç janë nevojat ekonomike, normat financiare dhe rregulloret e tjera që lidhen me një rast të caktuar.

Ne përpiqemi të arrijmë rezultatin më të mirë për klientët tanë dhe besojmë se suksesi juaj do të çojë në suksesin tonë.

Zyrat tona

M&E Group Albania ofron shërbime back-office për subjekte të tjera që operojnë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit; Shërbime vlerësimi dhe menaxhimi financiar; Shërbime trajnimi dhe zhvillimi profesional; Investime në kuota në institucione dhe/ose shoqëri të tjera; Studime tregu; Menaxhim dhe zhvillim projektesh; Zhvillim platformash online; Shërbime ligjore dhe juridike.

Kemi ndihmuar më shumë se 300 biznese dhe organizata.

Shërbime të auditimit ligjor të pasqyrave financiare individuale dhe/ose të konsoliduara të personave fizik apo juridikë; Shërbime të rishikimit e të dhënies së sigurisë për informacionet financiare dhe jo-financiare; Shërbime të mbajtjes së kontabilitetit dhe këshillime në lidhje me të. Shërbime për këshillime në fushën e tatim-taksave; Shërbime për këshillime në transaksione me kapitalin: Shërbime të auditimit të brendshëm: Shërbime ristrukturimi dhe likuidator i njësive ekonomike; Shërbime investigimi dhe ekspert kontabël në procese gjyqësore; Shërbime në lidhje me burimet njerëzore, rekrutimin dhe trajnime profesionale; Shërbime si përfaqësues tatimor apo përfaqësues ligjor i njësive ekonomike; Shërbime për këshillime ligjore; Shërbime për vlerësimin e aktiveve dhe njësive ekonomike; Shërbime të kontrollit dhe këshillime për sistemet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Përfaqësim me ekspert financiar dhe avokat në çdo institucion shtetëror duke përfshirë Prokuroritë dhe Gjykatat.

Prandaj, ne kemi për qëllim t’u ofrojmë klientëve tanë një shërbim kompleks në disa fusha ekonomike dhe ligjore si dhe t’u ofrojmë atyre zgjidhjen më optimale në të gjitha aspektet.